Kripto-paraja Ripple më e besueshmja

Shkruar nga on Dhjetor 16, 2017

Në botë kanë evoluar shumë para të kriptuara si rezultat i kohës digjitale që po jetojmë. Tashmë, nuk kemi nevojë të kemi një kompani të fuqishme për të marrë pjesë në Stokun e Wall Street në New York por këtë mund ta bëjmë nga shtëpia ose madje duke pasur një telefon në dorë ose një paisje të lidhur me internet.

Bitcoin mbetet valuta më e shtrenjtë, por të gjithë ekonomistët i druhen se kjo para e kriptuar mund të humbasë shumë shpejt. Në momentin kur po shkruhet ky artikull 1 BitCoin vlenë 18 mijë dollar amerikanë.

Por, kohëve të fundit një para e kriptuar e krijuar që në vitin 2012, madje para Bitcoin, ka filluar të pushtojë edhe sistemin bankar. Kjo para quhet Ripple.

Akoma si monedhë e kriptuar është e përballueshme për shtresën e njerëzve me buxhet të ulët, por Ripple ka nënshkruar këto ditë kontratë partneriteti me gjigandin e kredit kartave amerikane American Express (AMEX), raporton Top Iliria Radio.

Ripple, arrin të konsolidohet në sistemin banker botëror. Dhe kjo ka rritur vlerën ndërkombëtare nga 0.23 dollar amerikanë në 0.76 dollar amerikanë, kur po shkruhet ky artikull.

Ripple, ofrohen edhe sistemin e pagesave nëpër botë ku një transfer nga SHBA në Kinë mund të kryhet për 3.6 sekond. Pra sa një hap e mbyll sytë.

Top Iliria Radio njofton se Ripple po tenton të punojë me institucione bankare dhe financiare kudo në botë, për ta bërë më të lehtë transferimin e të hollave. Pra monedha Ripple që në fillim ishte 0.01 cent amerikanë për Ripple sot brenda 1 viti ka 0.76 cent vlerë në tregun botëror.

Ripple po lejon hapjen e llogarive edhe në Kosovë, por procedura e verifikimit të identitetit zakonisht po u merr kohë deri në 1 javë ose edhe me shume. Megjithatë, Top Iliria Radio akoma i’u rekomandon përdorimin e Euro-s dhe monedhave tjera të besueshme si Dollari Amerikan ose Frangu Zviceran.

Ka të rinjë kosovarë që tashmë kanë investuar në aksione ndërkombëtare pak para në monedhat e kriptuara për ta provuar kënaqësinë që ofron tregtimi botëror i parasë. Deri më sot, për shkak të zhvillimit të parasë digjitale, askush nuk ka dalë humbës, por jetës nuk i dihet. (TIR)


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background