Ramush Haradinaj dhuron 3 mijë euro për Adnan Hysenin

Shkruar nga on Janar 22, 2018

Vëllau i Adnan Hysenit, Avniu, ka njoftuar se Kryeministri i Kosovēs Ramush Haradinaj i ka dhuruar atij për shërimin e Adnanit, 3 mijë euro nga buxheti i tij personal.

Avniu ditë më parë, pas publikimit të letrës publike nga Tim Jaha për kryeministrin Haradinaj, ka kontaktuar me redaksinë tonë dhe ka njoftuar për zotimin e kryeministrit.

Ndihma e Ramush Haradinajt, ka shtuar shpresat e familjes për të mbledhur 70 mijë euro në përkrahje të Avniut për shërimin e tij jashtë shtetit, nga infeksioni i mëlqisë.

Deri më tani njoftohet se rreth gjysma e mjeteve janë mbledhur.

Luten qytetarët dhe bizneset e ndryshme, ta ndihmojnë Avniun në shpëtimin e jetës së tij. (TIR)


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background