Deçani nderon heronjtë e Kosovës

Shkruar nga on Mars 6, 2018

Moti i lig nuk e ka ndaluar sot nje organizim te bukur qe ishte ndërrmarë për t’i nderuar heronjtë e Kosovës të cilët pushojnë të qetë në Deçan.

Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, ne bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Deçanit dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës kanë nderuar me përulje dhe vendosje kurora lulesh tek bustet e tyre, por edhe vendet ku heronjtë pushojnë të qetë.

Kryetari Bashkim Ramosaj së bashku me organizatorët e tjerë dhe pjesëmarrësit, fillimisht nderuan me homazhe lapidarët e “Heronjve të Deçanit” për të vazhduar më tutje me homazhe të njëjta edhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan.

Ngajshëm, Ramosaj dhe shoqatat e dalura nga lufta e fundit, nderuan edhe heroin Shpend Mazrrekaj në fshatin Prejlep.

Në kuadër të 20 vjetorit të rënies heroike të Adem Jasharit me familje, gjithandej Kosovës po organizohen manifestime të ndryshme në nderim të luftës së tij të drejtë dhe UÇK-së. (TIR)

 


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background