Rrethohet me Polici e KFOR Spitali i Pejës

Shkruar nga on Maj 16, 2018

KFOR-i ka shkatërruar një mjet në hyrje të spitalit të Pejës i cili nuk kishte të bënte me ndonjë paisje shpërthyese.

Informata ishte marre fillimisht nga Policia e Kosovës e më pas ishte transferuar rreth orës 16 tek forcat e NATO-s në Kosovë – KFOR.

Sipas një Komunikate Zyrtare të Policisë, oficerët policor kishin rrethuar vendin e ngjarjes por në pamundësi të bejnë identifikimin dhe shkatërrimin e paisjes, ishin thirur pjesëtarë të KFOR-it.

Policia lajmeroi se shkatërrimi u krye nën masa të larta sigurie përmes izolimit të një perimetri të mjaftueshëm përreth objektit që rezultoi të ishte mjet i pashpërthyeshëm.

Komunikata nuk precizon se çka ishte paisja e shkatërruar sot në Spitalin e Pejës. (TIR)


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background