AAK-ja në Deçan përmes shumicës përmbys opozitën

Shkruar nga on Tetor 3, 2018

Partia e Ramush Haradinajt në Deçan po merr kritika serioze nga opozita.

Janë drejtuesit e opozitës Jeton Mushkolaj nga LDK dhe Mon Selmonaj nga PDK që po kritikojnë politikën jo profesionale që AAK- ja po ushtron përmes supremacisë.

Duke qeneë se ka shumicën, AAK-ja po tregon kulturë jo profesionale dhe të dëmshme për shoqërinë, ka qenë konstatim i opozitës.

Ka qenë një lajm i publikuar nga Zyra për Informim e Komunës së Deçanit në lidhje me buxhetin, e që Top Iliria Radio e ka përcjellur tek audienca, që ka nxitur një reagim thelbësor të opozitës.

“Ky buxhet është buxhet i klientelistëve, i grupeve të interesit e më së paku në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Deçanit” – ka thënë kreu i partisë opozitare të Deçanit Jeton Mushkolaj.

“5 milionē euro janë paga dhe mëditje, 1.5 milion janë mallëra dhe shërbime, 200 mijë euro shërbime komunalive dhe vetëm 2 milion janë investime. Këta (Pozita) po thonē 9 milion, po 80% e buxhetit po shkon në mallëra, shërbime, paga dhe mëditje.” – u shpreh Mushkolaj.

Ka qenë Mon Selmonaj nga PDK që ka nxitur debatin në publik përmes faqes së radios sonë në Facebook.

“Pozita gjithmone i shtremberon faktet. Ju duhet ta pysni edhe opoziten ndonjehere,bile kesaj radhe qe eshte trajtuar buxheti.” – u shpreh Selmonaj.

Tutje, ai ka dërguar në redaksinë tonë një Komunikatë ku sqaron vërejtjet e tij mbi mënyrën që Pozita në Deçan po qeverisë veçanërisht vërejtjet e paraqitura në Komitetin për Politikë e Financa, komitet që shërben për t’i orientuar diskutimet në Asamble Komunale.

Në fillim të vitit, Top Iliria Radio kishte paraqitur kërkese në Asamble Komunale në Deçan për përcjellje të mbledhjeve të kësaj trupe nē mënyrë të drejtëpërdrejtë, por kërkesa nuk ishte diskutuar asnjëherë në mënyrë të mirëlltë nga Asambleja, anipse kishte përkrahje e opozitës dhe disa asambleistëve të pozitës. (TIR)

 


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background