Pse Ujmani vlen sa Kosova?

Shkruar nga on Tetor 4, 2018

Liqeni i Ujmanit ka dhe duhet të ketë rëndësi për Kosovën, po aq sa ka Kosova.

Ky liqen kohëve të fundit është shëndrruar në kryefjalën e politikanëve nga Kosova dhe Serbia.

Por a e dini se pse ky liqen ka rëndësi jetike për Kosovën? Ja më poshtë disa nga të dhënat e rëndësishme;

– Pa Ujmanin, Korporata Energjetike e Kosovës nuk mund të funksionoj më shumë se 8 orë. Kjo pasi nga ky liqen, KEK i ftoh termocentralet e veta e ti në këto momente ki rrym që ta lexosh këtë artikull. Pra llogariteni vetën në terr, nëse nesër Serbia e merr këtë liqen. Adios shqiptar!!

– Ferronikeli i Drenasit, nesër i mshel dyert e fabrikës dhe fillon kriza ekonomike për punëmarrësit aty dhe ekonominë kosovare.

– Nëse ke ngrënë çipsa Vip këto ditë, atëherë dije se ato patate mund të jenë rritur në njërën nga 20 mijë hektarë tokë që ujiten në Kosovë nga Ujëmani.

– Drenica e Hashimit, i kanë shtruar rrugët me asfalt, por harrojnë të kuptojnë se furnizohen nga ky liqen me ujë të pijshëm, sikurse edhe Mitrovica, Vushtria e Kadri Veselit, Obiliqi, Fushë-Kosova e edhe 40% e Prishtinës së politikanëve dhe kullerave.

– Gjysma e serbëve të veriut furnizohet me rryme nga ku liqen (për gjysmën tjetër që i furnizon KEK-u, paguan edhe ti që po e lexon këtë artikull, dmth ti je i familjes gjeneroze se i pagun dy fatura per shtepinë tënde dhe pak për serbë n’veri).

– 75% e Ujmanit ndodhet në territorin e Kosovēs e 15% në territorin e Serbisë (nuk mundemi me jetu pa Bratstvo i Jedinstvo).

– Ky liqen ka kushtuar 90 milion dollarë amerikanë. 50% janë paguar nga Banka Botërore, kurse 50% nga Buxheti Federal Jugosllav për viset e pazhvilluara (llogariteni çka jemi llogarit na në Jugosllavi).

– Ujmani zgjati 5 vite për t’u ndërtuar 1979-1984.

A po i’a vlejka Ujmani hiq? (TIR)


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background