Winamp rikthehet përsëri

Shkruar nga on Tetor 16, 2018

Atyre që bënin muzika nëpër dasma, duke përfshirë edhe Top Iliria Radio që e para përhapi “biznesin” e dasmave me DJ, ju ka rënë të lëshonin muzikë me Winamp.

Një softuer i ndërtuar nga zhvilluesi Justin Frankel me 1997, pati jetë deri me 2013 kur kompania amerikane AOL që bleu Nullsoft, njoftoi largimin për shkarkim dhe zhvillim të tij.

Krejt kjo erdhi pas një konflikti në mes të kompanisë Nullsoft që menaxhonte me softuerin dhe zhvilluesit të tij.

Nullsoft qe shitur atëherë për kompaninë AOL me 100 milion dollarë, por asnje cent nuk i’u dha zhvilluesit Frankel.

Sot ndërkaq, Alexandre Saboundjian, Drejtor i Radionomy, që bleu Winamp me 2014, tha se planifikon ta rikthejë Winampin për publikun.

Saboundjian nuk precizoi datën por premtoi se deri në 2019, Winamp do të vie me disa update të versioni aktual 5.8 dhe me verzionin final 6.0 por edhe shume shtess tjera. (TIR)


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background