Bizneset e Gjakovës të pangopura – “shtypin” punëtorët

Shkruar nga on Dhjetor 20, 2018

Komuna e Gjakovës ka marrë vendim që bizneset e kësaj komune, për festat zyrtare – të jenë të mbyllura.

Krejt kjo ka ardhur në rrespektim të fuqisë punëtore, pasi pronarët e bizneseve po tregohen të uritur të fitojnë në kurriz të punëtorëve.

Por, Aleanca e bizneseve në këtë komunë, po u del në mbrojtje pikërisht këtyre pronarëve duke mos pasur asnjë pikë mëshirë ndaj punëtoreve.

Kjo Aleancë ka kërkuar sot që në datat 25 Dhjetor (Krishtilindjet katolike), 2 Janar (Viti i ri) dhe 9 janar (Krishtilindjet ortodokse), bizneset të vendosin në menyrë të pavarur se a duan t’i lëjnë dyert hapur apo mbyllur me arsyetimin se gjakovarët do të shkojnë në Prizren ose Deçan apo më larg të furnizohen me produktet e domosdoshme.

Komuna kërkon plan që gjakovarët të blejnë para festave e festat t’i shijojnë si më së miri, ashtu siq veprohet në vendet e zhvilluara, por kundër tregohen biznesmenët. (TIR)


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background