Mësimdhënēsit e Deçanit në grevë të përgjithshme

Shkruar nga on Janar 14, 2019

Ftesës së Kryesisë së SBASHK-ut për mos mbajtje të mësimit, iu janë përgjigjur edhe shkollat e Komunës së Deçanit.

Këtë e konfirmon, edhe Avdullah Lataj, kryetar i SBASHK-ut për Deçan, i cili shprehë keqardhje për mos fillim të procesit mësimor. Sipas tij, mësimdhënësit ishin të shtyrë të marrin këtë veprim, pa vullnetin e tyre.

“Nuk është lehtë për mësimdhënësit që të shkojnë në shkollë, pa mxënësit e tyre. Por, ligji për nivelizim të pagave, dhe mos përmbushja e kushteve sipas marrëveshjes për kontratën kolektive, janë arsyet për grevën e atyre që janë shtylla e shoqërisë”, ka thënë Lataj, për të cilin, ligji për pagat është nënçmues për punëtorët arsimor.

Kryetari i SBASHK-ut në Deçan, kërkon mirëkuptimin e nxënësve dhe prindërve, për grevën, ngase fajtori për këtë grevë, është injorimi politik që iu bëhet mëzimdhënësve. (Adem Lushaj)


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background