Përçahet AAK dhe PDK

Shkruar nga on Janar 29, 2019

Që kur bora ra mbi Kosovë, edhe akulli i ngriu zemrat e “dashuruara” të Hashim Thaqit dhe Ramush Haradinajt.

Dy luftëtarët e dikurshëm të UÇK-së që përflitej se nuk kishin shkuar mirë gjatë luftës për çlirim, kishin nisur një udhëtim të përbashkët për bashkë qeverisje në vitin 2017.

Por, që kur Ramusha Haradinaj vendosi taksën kundër Serbisë, gjithçka filloi të dridhej në “oborrin e dashurisë AAK-PDK”.

Hashim Thaqi kërkon që Serbia të gjobitet në një mënyrë tjetër, kurse Kryeministri Ramush Haradinaj kërkon rrugë të dhimbshme për Serbinë.

Ditë më parë Hashim Thaqi vendosi nje postim ne FaceBook kur lutet që “bora të shkrihej e të mos bëhet skllotë”, duke aluduar në deklarimet e Ramush Haradinajt se “taksa hiqet kur të shkrihet bora”.

Sot ndërkaq, Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj që njihet si i afërt me Ramush Haradinajt pasi vjen nga e njëjta parti, ka postuar në Facebook duke përdorur edhe hashtag Ka ardh koha me i lan pollavrat.

Në zhargonin popullor, pollavra njihet si fjalë e kotë, e thatë.

Kjo tregon haptas se AAK-ja përfundimisht po divorcohet nga PDK-ja, dhe se ky koalicion i ka ditët e numëruara. (TIR)


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background