Peticion kundër taksës

Shkruar nga on Shkurt 12, 2019

Ka nisur nënshkrimi I një peticioni drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës ku I kerkohet miratimi I një mocioni qe I kerkohet Qeverisë ta suspendoje taksen kunder Serbise per 180 dite.

Peticioni per nenshkrim gjendet këtu.

Peticioni mban 5 pika dhe në të kerkohet nga Kuvendi që:

1. Të kërkohet nga Qeveria e Kosovës ta suspendojë për 180 ditë taksën kundër produkteve që prodhohen dhe importohen nga Serbia dhe Bosnja, me destinim territorin e Republikës së Kosovës.

2. Masa e suspendimit të përkohshëm 180 ditor të përdoret si instrument që jetëson qëllimin e Kosovës dhe shtetasve të saj që përkundër vuajtjeve dhw pasojave nga shteti i Serbisë, t’i hapë rrugë përmbylljes së dialogut me konkretizim të arritjes së Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse juridikisht obligative që Kosova e Serbia ta njohin njëra-tjetrën si shtete të pavarura dhe sovrane. 

3. Të njoftohen Qeveritë e vendeve që e kanë njohur Shtetin e Kosovës nëpêrmjet formës së shkruar dhe gjatë takimeve ose komunikimeve bilaterale, se suspendimi 180 ditor nuk nënkupton heqje e tëresishme e taksës, por vetëm qëllimin e suspendimit për të mundësuar një dialog Kosovaro-Serb pa kushte dhe pengesa.

4. Pas kalimit të periudhës 180 ditore nga suspendimi i taksës, të fuqizohet i njëjti vendim deri në një njohje nga Serbia dhe Bosnja të Republikës së Kosovës me apo pa dialog dhe me apo pa ndërmjetësim ndërkombëtarë.

5. Në rast të shfaqjes së neglizhencës së Serbisë për mosarritjen e një marrëveshje me Kosovën siç ceket në pikën 2 të këtij peticioni, t’i ipet mundësi Qeverisë që pos taksës, të përdorë masa tjera me karakter ndëshkues ndaj Serbisë, duke përfshirë por mos u kufizuar me pezullimin e çdo lloj Marrëveshjeje e arritur gjate bisedimeve te njohura si “Dialogu i Brukselit”.


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background