Burgim i përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitaj

Shkruar nga on Mars 25, 2019

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj.

Ky dënim erdhi pas kthimit të rastit në rigjykim. Personi në fjalë akuzohej se me 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj, transmeton Klan Kosova.

“Të pandehurin N.P., gjykata e ka shpallë fajtor dhe i ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm. Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i armëve dhe fishekëve dhe është urdhëruar shkatërrimi i tyre”, shkruan në komunikatën e Gjykatës.

“Me datë 09.11.2015, në Bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan, pikërisht në vendin e quajtur te ‘Kroni i Lajthisë’, i pandehuri, duke qenë edhe më parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta viktimën D.P., me çka ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje”.

“Gjykata deri te kjo gjendje faktike erdhi pas nxjerrjes së provave të reja që kanë munguar më parë dhe se këto prova të reja në lidhshmëri me prova të tjera e dëshmojnë se i akuzuari e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”.


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background