Bashkim Ramosaj tradhton AAK-në, krijon parti të re në Deçan

Shkruar nga on Prill 1, 2019

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka kohë që po ankohet për mosefikasitet brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Madje, kohëve të fundit ai haptas ka dalë kundër Kryetarit të degës Daut Haradinajt duke e akuzuar se nuk po lejon demokraci të brendshme.

Nga krejt kjo lodhje, Bashkim Ramosaj ka gjetur rrugën për të dalur nga ky çorrsokak.

Ai përmes një deklarate për Top Iliria Radion, ka kumtuar se përfundimisht i ka paraqitur dorëheqjen Kryetarit të degës Daut Haradinajt.

Me këtë rast, Bashkim Ramosaj ka kumtuar poashtu se ka nisur tashmë procedurat për formimin e Partisë së re dhe premton se pas vetes ka edhe shumë Kryetar komunash nëpër Kosovë.

Ndërkohë Daut Haradinaj dhe shumë zyrtarë tjerë të AAK-së por edhe komunës së Deçanit po heshtin nga ky veprim i Z.Ramosajt.

Edhe Zyra për Informim e Komunës nuk ka lëshuar një deklaratë për shtyp.

Emri i partisë së Bashkim Ramosajt ende nuk dihet, por ajo që dihet sot është Aprililililililililiiiiii, pra dita e budallalliqeve. (TIR)


Opinionet e lexuesve

Lere pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track
TITLE
ARTIST

Background